Si të marrësh gjithnjë atë që do në një lidhje!

Askush nuk dëshiron të etiketohet si ‘nevojtar’ në një lidhje. Tingëllon si një emërtim i dëshpëruar, por, fundja, kemi nevojë për vëmen...

people___entertainment_and_recreation_____couple_in_love_in_the_autumn_forest_085471_

Askush nuk dëshiron të etiketohet si ‘nevojtar’ në një lidhje. Tingëllon si një emërtim i dëshpëruar, por, fundja, kemi nevojë për vëmendje, për më shumë seks, kemi nevojë që mamaja e partnerit të mos na dërgojë pafund recetat e preferuara të djalit të saj.
Në çdo raport, qoftë ai me miq, të dashur, familjarë, apo kolegë në punë, kemi të drejtë të kërkojmë atë që duam. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si e kërkon.
Nëse prekesh shpejt dhe fillon të qash sa hap gojën, je tepër e ndjeshme. Bëji kërkesat me qetësi, ji e lirshme dhe kështu do të jesh një grua e rritur! Ja si të silleni pa u treguar shumë luftarake dhe duke i dhënë partnerit tuaj vendin që meriton.
Kupto çfarë do në të vërtetë
Disa prej nesh duan deklarata dashurie, disa të tjerë surpriza ose më shumë takime intime. Çfarëdo qoftë, pyet veten dhe përpiqu ta kuptosh çfarë është.
Mos hezito për asnjë moment të ndash shqetësimet e tua me partnerin, ndryshe nuk do jesh asnjëherë plotësisht e lumtur në lidhjen tënde.
Ji e sinqertë dhe e hapur
Duhet të dish t’i komunikosh me hijeshi nevojat e tua. Nëse i dashuri yt është gjatë gjithë kohës në punë dhe nuk gjen kohën për të dërguar të paktën një mesazh flirtues, të shprehë dashurinë që ndjen për ty, ose thjesht të shkruajë diçka që i vjen në mendje, duhet t’ia bësh të ditur.
Mund të marrësh një përgjigje negative dhe ky është momenti që duhet të pyesësh veten nëse ia vlejnë këto sakrifica, në të njëjtën kohë të rivlerësosh nevojat e tua. Por, partneri yt mund të tregohet i kuptueshëm dhe të ndryshojë, duke e bërë më të bukur lidhjen tuaj.
Mëso të plotësosh nevojat e tua
Vetë-mbështetja është fjalë e fortë dhe shumë e brishtë njëkohësisht, shkruan Anabel. Aftësia për të njohur veten mjaftueshëm sa për të plotësuar nevojat e tua, argëtimin, të gjesh përgjigjet e duhura, një balancë të brendshme, është shumë e bukur.
Lidhjet romantike, por jo vetëm, na plotësojnë jetën në shumë aspekte, por mos e nënvlerësoni pushtetin e vetë-mbështetjes. Dil vetëm dhe shiko një film. Një person tjetër mund të të ledhatojë shpinën, por zemra dhe mendja jote, mund të kujdesen për shumë më shumë se aq. 

COMMENTS

Loading...
Name

Aksion,18,Animuar,4,Aventure,9,Biografi,1,Dokumentar,2,Drame,13,Enigma,215,Familja,1,Familjar,1,Filma me Titra Shqip,34,Foto,506,Fun,13,Gazetat Ditore,6,Horoskopi,274,Horror,5,How To,4,Kuriozitete,666,Lajme,968,LifeStyle,1233,Lojra,19,Lojra Online,7,Muzike,23,Ndryshe,1728,Receta,91,Romance,274,Shendet,1253,Shkence,39,ShowBiz,1578,Sport,757,Teknologji,474,Thriller,11,Tutoriale,56,Video,644,Zbavitje,76,
ltr
item
Jemi Nje: Si të marrësh gjithnjë atë që do në një lidhje!
Si të marrësh gjithnjë atë që do në një lidhje!
http://www.postieri.net/wp-content/uploads/2016/11/People___Entertainment_and_recreation_____Couple_in_love_in_the_autumn_forest_085471_.jpg
Jemi Nje
https://jeminjeal.blogspot.com/2016/11/si-te-marresh-gjithnje-ate-qe-do-ne-nje.html
https://jeminjeal.blogspot.com/
http://jeminjeal.blogspot.com/
http://jeminjeal.blogspot.com/2016/11/si-te-marresh-gjithnje-ate-qe-do-ne-nje.html
true
1994611634693895796
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy